• +355 69 60 55055
  • This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Krahu robotik Mitsubishi dhe njeriu

Në video është një shembull i punës interaktivite të robotit MELFA “ASSISTA” me njerëzit, shumë pranë njëri-tjetrit. I thjeshtësuar, i lehtë për tu përdorur dhe shumë më tepër fleksibël tashmë është një realitet I prekshëm edhe në Shqipëri edhe në këto kushte të vështira që po kalojmë.

Kriza e gjetjes së burimeve njerëzore profesionale për shkak të emigrimit, pandemia, ecja e teknologjisë me hapja të shpejtë etj. i kanë bërë shumë sipërmarrës të rimendojnë mundësitë e investimit. Shumë procese të punës rutine janë lehtësisht të zëvendësueshme me robot. Është e vërtetë që shumë persona po mbeten pa punët e tyre rutinë por kjo është një kosto oportune e cila duhet marrë parasysh. Po ju listojmë 7 avantazhe të robotëve:
1.Siguria
Siguria në vëndin e punës është avantazhi më i madh. Makineritë e rënda, që punojnë në ambiente me temperatura të larta, dhe me objekte të mprehta, mund të vendosin lehtësisht në rrezik jetën e një personi. Duke i deleguar tek robotët mund të përballeni thjesht me një faturë riparimi dhe jo me fatura shëndetësore ose thirrje në gjykatë. Personat të cilët bëjnë punë të rrezikshme do ju jenë mirënjohës që këto punë të kryhen nga robotët.
2. Shpejtësia
Robotët nuk shpërqëndrohen as nuk pushojnë. Robotët nuk kërkojnë pushime, ose të largohen një orë më herët. Një robot nuk stresohet, dhe as nuk ngadalëson punën. Ata nuk kanë nevojë për trajnime ose mbledhje stafi. Robotët mund të punojnë gjatë gjithë kohës, dhe kjo shpejton prodhimin. Robotët i ndihmojnë kolegët tuaj të mos punojnë me orë të zgjatura, të arrijnë deadline-t dhe rezultate të paimagjinueshme.
3. Konsistenca
Robotët nuk e shpërndajnë vëmendjen në një mori gjërash, Ata i kanë detyrat e qarta dhe nuk i kalojnë kompetencat. Ata nuk kanë emergjenca. Ata janë gjithmonë atje ku duhet të jenë. Dhe janë shumë here më të besueshëm se sa puna njerëzore.
4. Perfeksioni
Robotët garantojnë gjithmonë cilësi. Duke qënë se janë të programuar për precizion, lëvizje të përsëritura, kanë më pak gjasa të bëjnë gabime. Në jo pak raste robotët janë si një punonjës ose si një sistem i kontrollit të cilësisë. Një mori selektimesh të modaliteteve, i kombinuar me eliminimin e gabimeve njerëzore arrin që të krijojë thuajse gjithmonë produkte perfekte.
5. Punonjës më të lumtur
Duke qënë se robotët janë të destinuar të kryejnë punë të cilat njerëzit nuk i bëjnë me ndonjë kënaqësi të madhe, punonjësit tuaj kanë më tepër gjasa të jenë të lumtur me punën që bëjnë. Punonjësit mund të fokusohen në punë më tërheqëse, dhe që i bëjnë më pak nervoz. Ata mund të përfitojnë duke marrë pjesë në mundësi edukukimi të tjera, ne programe të mirëqënjes së punonjësve, ose të marin pjesë në projekte inovative.
6. Krijimi i punëve
Robotët nuk ju zënë vendin e punës. Ata thjesht shndërrojnë punët që ekzistojnë. Robotët duan njerëz ti monitorojnë dhe menaxhojnë. Sa më tepër robot të kemi nevojë, më tepër njerëz do të nevojiten për ti ndërtuar. Duke trajnuar punonjësit tuaj për të punuar me robotët, ju do i jepni një arsye për të qënë më të motivuar në pozicionin që kanë në kompaninë tuaj. Ata do të jenë aty për avancime të mëtejshme dhe zhvillime të seteve të tjera teknologjike ose inxhinierike.
7. Produktiviteti
Robotët nuk mund të bëjnë gjithcka. Disa punë duhet të bëhen vetëm nga njeriu. Nëse punonjësit tuaj njerëzor, nuk bëjnë punë që mund të bëhen nga robotët atëherë do të jenë më të gjendshëm dhe më produktiv. Ata mund të flasin me klientët, tu përgjigjen emaileve,dhe komenteve në media sociale, të ndihmojnë me brand-izimin dhe marketingun, dhe të shesin produkte. Do të ngeleni të mahnitur se sa shumë mund të arrijnë ata kur puna e rëndomtë do të bëhet nga robotët.
Nisni duke implementuar disa robot, dhe shikoni se sa shpejtë do ju kthehet investimi mprapsht.

Na ndiqni

Na kontaktoni

Adresa:
Rruga “Perlat Rexhepi”,
Ndertesa Nr. 19, Hyrja Nr. 9,
Tirana, Albania

Kontakt
E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. 
Mobile: +355 69 60 55055

 

Na kontaktoni